LAJMI I FUNDIT:

Shkollës “Ibrahim Rugova” në Podujevë iu dorëzuan pajisjet për kabinete mësimore

Shkollës “Ibrahim Rugova” në Podujevë iu dorëzuan pajisjet për kabinete mësimore

Përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) i kanë dorëzuar sot Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Ibrahim Rugova” në Podujevë pajisje për laboratorë shkencorë dhe mjete të tjera të konkretizimit, që janë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar para disa ditësh në mes të kryetari të Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe përfaqësuesit të IOM-it.

Siç thuhet në një deklaratë të Komunës së Podujevës, vlera e përgjithshme e këtij projekti është 12,400 euro, prej të cilave 9,900 euro janë donacion nga Bashkimi Evropian e që implementohet nga IOM-i dhe 2,500 euro nga Komuna e Podujevë.


Me laboratorë dhe mjetet të tjera janë pajisur kabinetet për lëndët e Gjeografisë, Historisë, Fizikës, Biologjisë dhe Kimisë. /Telegrafi/