LAJMI I FUNDIT:

Shkolla në Istog mbetet pa nxënës, thyhet e demolohet nga persona të panjohur

Shkolla në Istog mbetet pa nxënës, thyhet e demolohet nga persona të panjohur

Një shkollë në fshatin Suhogërll e Istogut është thyer e demoluar nga persona të panjohur.

Policia njoftoi të martën se rasti ka ndodhur më 14 tetor të këtij viti.


“Fsh. Suhogërll, Istog 14.10.2022 – 07:00. Policia është njoftuar se nga persona të panjohur është thyer dera e shkollës si dhe janë demoluar shumica e hapësirave të brendshme të shkollës”, thuhet në raportin policor.

Sipas ankuesit shkolla gjatë këtij viti shkollor nuk është e hapur për shkak të mungesës së nxënësve.

Rasti në polici është hapur si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. /Telegrafi/