LAJMI I FUNDIT:

Shkëputu që të rritesh: Prof. Assoc. Qëndresa Daka

Shkëputu që të rritesh: Prof. Assoc. Qëndresa Daka
Prof. Assoc. Qëndresa Daka

Jo çdo herë arrijmë të krijojmë vlerat tona qëllimisht dhe me vetëdije. Por, ajo, duket se ka arritur t’i kap këto vlera në aspektin profesional, duke bërë zgjedhje të vështira në karrierë, duke përdorur kohën me mençuri dhe përqendruar vëmendjen aty ku ka rëndësi

Nga: Vesa Pakashtica


Duket sikur është zotuar për mision dhe vizion. Po të lexosh mbi edukimin dhe veprimtarinë e saj është kënaqësi që pastaj fillon të hutojë mendjen e njeriut dhe në fund duket e pabesueshme se si ka arritur të prek dhe mbledh gjithë këto suksese në profesion.

Qëndresa Daka, e lindur dhe rritur në Prishtinë përfundoi studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Mjekësisë duke fituar titullin “Doktor i Mjekësisë”. Jo rastësisht vendosa që këtij artikulli t’i jap titullin “Shkëputu që të rritesh”.

Duke u shkëputur nga zona e saj komforte, filloi rrugëtimin e saj për një karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme në Universitetin e Zagrebit në Kroaci, ku ende pa mbushur 30 vjet mori titullin “Doktor i shkencave të mjekësisë (PhD)”. Në të njëjtën kohë ishte duke ndjekur edhe studimet e specializimit në fushën e oftalmologjisë, një bashkëpunim në mes të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Sllovenisë, duke u bërë Specialiste e Oftalmologjisë.

Prof. Assoc. Qëndresa Daka

Si një oftalmologe duket se kishte vendosur të përqendrohet tek rrënjët e kësaj çështje, duke punuar si hulumtuese në institucione të rëndësishme të mjekësisë në nivel ndërkombëtar përfshirë: Universitetin Ludwig Maximilian në München, Gjermani; Universitetin “La Sapienza” në Romë, Itali; Universitetin e Lubjanës në Lubjanë, Slloveni; dhe Queen’s University Belfast në Belfast, Mbretëria e Bashkuar. Ajo u bë oftalmologja e parë dhe vetme nga Kosova që përfundoi me sukses provimin evropian për Oftalmologji dhe mban titullin Fellow of European Board of Ophthalmology. Poashtu është e certifikuar si specialiste për sëmundjen e glaukomës nga Shoqata Evropiane e Glaukomës dhe trajnere për mësimdhënie në arsimin e lartë nga World Learning.

Prof. Assoc. Qëndresa Daka, MD, PhD, FEBO, punon një sërë projektesh në organizata të ndryshme, përfshirë grupin Cochrane Eyes & Vision, shoqatën EGS, shoqatën ESCRS, projektin “Programming” të COST, Mentoring our Future dhe programin e UNICEF. Gjithashtu, ajo është autore e shumë artikujve shkencorë dhe librave në fushën e sëmundjes së glaukomës dhe ftohet për prezantimin e punimeve të saj në konferenca ndërkombëtare.

Tani Prof. Daka është pjesë e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Mjekësisë duke qenë mentorë e studentët e rinj në fushën e mjekësisë dhe duke iu dhënë mundësinë që të jenë pjesë e projekteve të saj ndërkombëtare. Ajo njihet për përkushtimin e saj në adresimin e çështjeve të barazisë dhe diversitetit.

Për kontributin e shquar në vitin 2022, është nderuar me disa çmime të rëndësishme, përfshirë “Next Generation Partners” nga EGS, “Systematic Review Award” nga ESCRS dhe “Mësimëdhënia e Bazuar në Hulumtim” nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ndërsa, para pak ditësh u nderua me çmimin “Çmimi për publikimin dhe inovacionin e vitit 2023” nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori