Shkëndija vazhdon fuqishëm drejt titullit, triumfon ndaj Tikvesh

Shkëndija ka regjistruar një fitore në udhëtim te Tikvesh, në kuadër të xhiros së 28-të në elitën e futbollit maqedonas.
Mysafirët zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer me rezultat 1-4, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.
Meliqi e zhbllokoi epërsinë pas vetëm 15 minutave lojë, ndërsa Ibraimi me një gol të bukur e dyfishoi epërsinë (36’).
Për golin e tretë u përkujdes Liridon Latifi me një supergol (44’), kurse Tamba e vulosi fitoren (54’).
Shkëndija me këtë merr liderin me 67 pikë, ndërsa Tikves qëndron në pozitën e pestë me 40 sosh./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
4 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































