LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija rinovon kontratën me mbrojtësin kosovar Leart Sadriun

Shkëndija rinovon kontratën me mbrojtësin kosovar Leart Sadriun

KF Shkëndija vazhdon të mendojë për të ardhmen dhe rezultat i kësaj është rinovimi i kontratës me një prej lojtarëve më të rinjë të ekipit të parë. 

18 vjeçari Leard Sadriu ka hedhur firmën në kontratën e re me Shkëndijën, duke u lidhur me kuqezinjtë deri verën e vitit 2023.


I ardhur dy vite më parë nga KF Ferizaji si talent i madh, Sadriu kishte kontratë në fuqi deri në vitin 2021.

Mirëpo duke vlerësuar prosporitetin e tij me rekomandim të stafit teknik, drejtuesit e klubit vendosën të firmosin zgjatje të bashkëpunimit me kontratë të re katër vjeçare.

“Për mua është nder dhe kënaqësi të jem pjesë e Shkëndijës, një klub simbol në vend dhe jashta kufijve. Shumë futbollistë ëndërojnë të vijnë këtu dhe për mua është arritje që klubi vendos të më rinovojë kontratën”.

” Ky do të jetë motiv për të vazhduar të punoj edhe më shumë për të arsyetuar besimin e të gjithëve në KF Shkëndija, ndërsa besoj se bashkarisht do të gëzohemi në shumë suksese të reja periudhën në vazhdim”, shprehet Leard Sadriu pas firmosjes së kontratës së re me kuqezinjtë.

Leard Sadriu (22.04.2001) është mbrojtës qendror që rregullisht luan me shpresat e Shkëndijës. Në sezonin e kaluar historik të kuqezinjëve kur fituam kampionatin dhe Kupën, Sadriu regjistroi 2 paraqitje, ndërsa në kampanjën aktuale deri tani është paraqitur në katër përballje.

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Premier League
Kalo në kategori