Shkëndija do të përballet me skuadrën norvegjeze Rosenborgu në Shkup, ku ndeshja e parë mes tyre ishte mbyllur 3-1.

Një fitore 2-0, do tua mundësonte një vend në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.


Përveç që do të ishte suksesi më i madh në histori të Shkëndijës, klubi tetovar do të fitonte edhe financiarisht.

39969554 1912126082143272 4829706744580014080 n e1535632538738

Shkëndija deri më tani nga ndeshjet në Evropë ka marr 1.4 milion euro.

Kualifikim eventual, Shkëndija do t’ia shtonte edhe 2.9 milionë euro, që në total i bie 4.3 milionë euro.

Nëse ndodh kualifikimi përfitimet nuk mbyllen këtu, pasi një fitore në fazën e grupeve vlen 590.000 euro, ndërsa barazimi 190.000.

39148929 1896798640342683 3565677124675174400 o

Përveç kësaj Shkëndija gjithashtu do të përfitonte edhe nga shitja e të drejtave televizive dhe shitja e biletave.

Për të arritur te këto, Shkëndija fillimisht duhet ta eliminojë Rosenborgun në ndeshjen që starton në ora 20:15. /Telegrafi/

telegrafi sport app