LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija edhe më afër kreut, fitojnë Struga e Voska

Shkëndija edhe më afër kreut, fitojnë Struga e Voska

Sot janë luajtur ndeshjet e javës së 12-të, të Ligës së Parë të Maqedonisë, me Shkëndijën, Strugën dhe Voskën që shënuan fitore, njofton Telegrafi.

Skuadra e Shkëndijës ka marrë fitore në duelin ndaj Besës dhe tani është afruar ndjeshëm me liderin Rabotniçkin në vetëm një pikë.

Ndeshja ishte mjaft e zjarrtë dhe atraktive, me dy gola që Shkëndija i shënoi në pjesën e parë. Fillimisht shënoi Florent Ramadani në minutën e 14-të, ndërsa më pas Besart Ibraimi në të 23-të. Besa arriti të zbusë disfatën me golin në minutën e 32 me autor të golit, Bashkim Velija.


Befasia e javës pa dyshim se erdhi në Shkup, aty ku po i luan ndeshjet skuadra e Gostivarit. Gjatë gjithë 90 minutave ekipi nikoqir ishte shumë më i mirë, por deri në fund nuk arriti të gjejë portën dhe barazoi 0-0 me Pelisterin.

Edhe Voska Sporti në Ohër ka treguar se ende ka për të dhënë në këtë sezon. Skuadra nga Ohri ka fituar derbin shqiptarë kundër Shkupit, duke fituar me rezultat 3-1. Voska kaloi në epërsi në minutën e 35-t, me golin e Jahjas dhe me këtë rezultat u shkua edhe në pushim. Shkupi pjesën e dytë e nisi mirë, duke barazuar me Tamban në minutën e 56-të, ndërsa më pas kishte edhe disa raste për të kaluar në epërsi. Por Voska përsëri arriti të merr kontrollin e lojës dhe arriti të rikthejë epërsinë në minutën e 80-të, me autor Xhemail Jahijin. Kur Shkupi po kërkonte barazimin, në minutën e dytë të kohës shtesë Pinter shkaktoi faull në zonën e rreptësisë ndaj Larson, ndërsa golin e tretë dhë të fitores bindëse për Voskën e shënoi Vukoviç.

Struga si kampion aktual kthehet me tri pikë nga udhëtimi në Shtip, aty ku mundi Tikveshin. Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Ilievski me kokë në minutën e 88-të.

Në Kratovë Sileksi dhe Rabotniçki ndanë pikët pas barazimit 1-1, kështu skuadra nga Shkupi, Rabotniçki mbetet ende lider dhe pa shijuar disfatën.

Vardari ka pësuar edhe një disfatë, kësaj radhe në shtëpi u mund nga AP Brera me rezultat minimal 1-0, kështu tani është e vetmuar në pozitëne fundit në renditje. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

Ndërkombëtare
Barcelona i përgjigjet PSG-së, kërkon 130 milionë për dy yjet e ekipit

Barcelona i përgjigjet PSG-së, kërkon 130 milionë për dy yjet e ekipit

La Liga
Të gjithë po flasin për të: Talenti i cili po ‘trazon’ yjet e Liverpoolit në stërvitje

Të gjithë po flasin për të: Talenti i cili po ‘trazon’ yjet e Liverpoolit në stërvitje

Premier League
Revoltohet ylli i Barcelonës, vendos të mos stërvitet me bashkëlojtarët e tij

Revoltohet ylli i Barcelonës, vendos të mos stërvitet me bashkëlojtarët e tij

La Liga
Donnarumma doli nga vetja pas finales, por Maresca e ndaloi me fjalët që nuk pritej t’i thoshte

Donnarumma doli nga vetja pas finales, por Maresca e ndaloi me fjalët që nuk pritej t’i thoshte

Ndërkombëtare
PSG kualifikohet në një tjetër garë të FIFA-s që do mbahet këtë vit, por Chelsea nuk do të marrë pjesë

PSG kualifikohet në një tjetër garë të FIFA-s që do mbahet këtë vit, por Chelsea nuk do të marrë pjesë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori