LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija blindon dy yjet e skuadrës, Besart Ibraimi dhe Armend Alimi mbesin kuqezi

Shkëndija blindon dy yjet e skuadrës, Besart Ibraimi dhe Armend Alimi mbesin kuqezi

Shkëndija do të mbajnë në përbërje dy prej futbollistëve më të mirë që kanë luajtur në elitën vendore, duke zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit me Besart Ibraimin dhe Armend Alimin.

Shkëndija konfirmon nënshkrimin e kontratave të reja me Besart Ibraimin dhe Armend Alimin.


Dy futbollistët me kontrata të skaduara dhe status të futbollistëve të lirë, nuk janë joshur nga ofertat e shumta nga klube të ndryshme prej jashtë vendit, duke vendosur t’u qëndrojnë besnik ngjyrave kuqezi.

Golashënuesi më i mirë në historinë e elitës së futbollit vendor Besar Ibraimi dhe mesfushori Alimi me kontratat e reja lidhen me Shkëndijën deri verën e vitit 2022.

“Ky klub dhe këta ngjyra më ngjallin pasion dhe ishte zemra ime ajo që solli vendimin për të firmosur kontratë të re. Për Shkëndijën dhe ‘Ballistët’ kam dashuri të zjarrtë, kështu që jam i lumtur që do të vazhdoj të djersitë këtë fanellë. Ndjej ende etje për gola dhe besoj se bashkërisht na presin shumë suksese e trofe”, deklaroi Besart Ibraimi.

“Gjashtë vite fantastike me trofe e shumë suksese në skenën vendore dhe ndërkombëtare më lidhin shumë me Shkëndijën dhe Tetovën, kështu që aspak se kisha të vështirë për të zgjatur bashkëpunimin edhe për periudhën që pason. Tani kur kjo u zyrtarizua, kthejmë fokusin ka e ardhmja për të ndjekur të tjera suksese. Besoj se kjo skuadër se ka thënë fjalën e fundit dhe në të ardhmen na presin shumë gëzime”, shprehet Armend Alimi.

Kujtojmë se Besart Ibraimi është pjesë e Shkëndijës nga vera e vitit 2015, ndërsa gjatë pesë viteve të kaluara theu të gjitha rekordet e golave në nivel të klubit dhe Ligës së Parë. Përkundër kësaj, golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit elitar të Maqedonisë ende duket i etshëm për gola tjerë dhe kuqezinjtë me mbajtjen e tij ruajnë në përbërje asetin më të fuqishëm para portave kundërshtare.

Ndërkohë Armend Alimi që po ‘harxhon’ vitin e 6-të me kuqezinjtë, gjithashtu me paraqitjet e tij ka futur emrin në historinë e klubit. Pjesë e sukseseve më të mëdha në historikun e Shkëndijës, kumanovari është një prej futbollistëve më me ndikim në këtë periudhë. Sezonin e fundit të ndërprerë shkaku i pandemisë me virusin CoVid-19 Alimi kishte efektin më të mirë në karrierë sa u përket golave të shënuar, pasi me 9 realizime ishte golaedori më i mirë i ekipit.

Me B. Ibraimin e Alimin shkon në gjashtë numri i futbollistëve që zgjatën bashkëpunimin me kuqezinjtë, pasi paraprakisht kontrata të reja firmosën Mevlan Murati, Valmir Nafiu dhe Zija Merxhani, ndërkohë lëvizjet e para në merkato ishte kthimi i reprezentuesit Egzon Bejtullai nga Suedia dhe Arlind Alitit nga huazimi te Struga Trim&Lum.

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori