Duket se truri njerëzor mund të jetë i ngjashëm me një “kompjuter biologjik”, dhe se vetëdija njerëzore mund të jetë si program i cili udhëhiqet nga një kompjuter brenda trurit.
Çfarë është edhe më mahnitëse, është fakti se pasi dikush të vdes, “shpirti i tyre rikthehet në univers, dhe nuk vdes” – transmeton Telegrafi.
Të paktën kështu thotë fizikani amerikan Dr. Stuart Hameroff dhe fizikani i matematikës z. Roger Penrose, ku që të dy thonë se shpirti mirëmbahet në mikro-tubtha të qelizave të trurit.
Këta dy shkencëtarë i referohen këtij procesi si Reduktimi Objektiv i Orkestruar apo “Orch-OR”.
Kur qeniet njerëzore të kenë pësuar vdekje klinike, mikro-tubthat në tru e humbasin gjendjen e tyre, por prapëseprapë janë të afta të marrin informacione brenda tyre.
Kjo teori së fundmi është bërë e ditur edhe në emisionin televiziv “Through the Wormhole”, në të cilin Dr. Hameroff e shpjegon këtë temë: “Le të themi se zemra pushon së rrahuri, qarkullimi i gjakut ndalon; mikro-tubthat e humbin gjendjen e tyre. Informacionet kuante brenda mikro-tubthave nuk shkatërrohen, nuk mund të shkatërrohen, por thjesht shpërndahen në univers. Nëse pacienti ringjallet, pra kthehet në jetë, këto informacione kuante mund të rikthehen në mikro-tubtha dhe pacienti thotë se ka pasur një vdekje klinike. Nëse pacienti nuk ringjallet dhe vdes, është e mundshme se informacionet brenda mikro-tubthave të ekzistojnë edhe jashtë trupit të tij, pra në formën e shpirtit”.
Fjalët e Hameroffit thonë se shpirti njerëzor është më shumë se një ndërlidhje e neuroneve në tru. Në fakt, teoria e tij thotë se shpirti njerëzor ekziston qysh nga fillimi i kohës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe