“Mos para fëmijëve”, është fjalia të cilën shumë herë e kemi dëgjuar me rastin e debateve të prindërve

Megjithatë, studimi i ri thotë që pikërisht është mirë të debatoni para vogëlushëve, sepse në atë mënyrë prindërit do t’u ndihmojnë fëmijëve të vet.

Studimi i cili është bërë në San-Francisko ka studiuar 109 familje dhe sjelljen e tyre gjatë debateve para fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Mjekja Sarah Waters thekson, sipas rezultateve, që më mirë është që fëmija të shohin konfliktin.

“Ata shkëlqyeshëm i marrin të gjitha emocionet të cilat i prezantojmë. Nëse shohin që diçka keq ka ndodhur, ndërkaq prindërit sillen në mënyrë të zakonshme, kjo dërgon porosi konflikti. Lejoni të shohin debatin”, thotë Sarah Waters.

“Kjo do t’u ndihmojë fëmijëve që t’i rregullojnë emocionet vetjake dhe t’i zgjidhin problemet. Lirisht tregoni që jeni të hidhëruar”, thotë ajo. /Telegrafi/