Shkencëtarët sapo kanë filluar të kuptojnë një gamë të gjerë të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga coronavirusi i ri, disa prej të cilave mund të kenë efekte të “zgjatura” për pacientët dhe sistemet shëndetësore për vitet në vazhdim, sipas mjekëve dhe ekspertëve të sëmundjeve infektive.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, përveç çështjeve të frymëmarrjes që i lënë pacientët të kenë vështirësi në frymëmarrje, virusi që shkakton COVID-19 sulmon shumë sisteme organesh, në disa raste duke shkaktuar dëme katastrofike.

“Ne menduam se ky ishte vetëm një virus i frymëmarrjes. Por jo, ai tenton të sulmojë edhe pankreasin dhe zemrën. Ai tenton të sulmojë mëlçinë, trurin, veshkat dhe organe të tjera. Ne nuk e vlerësuam këtë në fillim”, citohet të ketë thënë Dr. Eric Topol, një kardiolog dhe drejtor i Institutit të Përkthimit të Kërkimeve Scriptps në La Jolla, California.

Përveç shqetësimit të frymëmarrjes, pacientët me COVID-19 mund të pësojnë çrregullime të koagulimit të gjakut që mund të çojnë në goditje dhe inflamacion ekstrem që sulmon sisteme të shumta organesh.

Virusi gjithashtu mund të shkaktojë komplikime neurologjike që variojnë nga dhimbja e kokës, marramendja dhe humbja e shijes ose aromës, deri te konfuzionet.

Dhe shërimi mund të jetë i ngadaltë, i paplotë dhe i kushtueshëm, me një ndikim të madh në cilësinë e jetës.

Manifestimet e gjera dhe të shumëllojshme të COVID-19 janë disi unike, tha Dr. Sadiya Khan, një kardiologe në Northwestern Medicine Çikago.

Me gripin, njerëzit me kushte themelore të zemrës janë gjithashtu në rrezik më të madh të komplikimeve, tha Khan. Ajo që është befasuese për këtë virus është shtrirja e komplikimeve që ndodhin jashtë mushkërive.

Madje Kahn beson se do të ketë ngarkesë të madhe për kujdesin shëndetësor për individët që kanë mbijetuar COVID-19. /Telegrafi/