Shkencëtarët në Amsterdam sapo kanë shkatërruar kancerin për vetëm 11 ditë, pa kimioterapi
Secila ditë ku një studim tregon potencial për gjetjen e ilaçit kundër kancerit është ditë e mirë, dhe shkencëtarët në Evropë sapo mund të kenë zbuluar shërimin e kancerit në gji – kanceri më i zakonshëm tek gratë, ku një në 8 gra amerikane do ta zhvillojnë këtë sëmundje gjatë jetës së tyre.
Hulumtimet janë prezantuar nga profesori Nigel Bundred në Amsterdam dhe është zbuluar se kanë testuar efektivitetin e ilaçeve të njohura si Herceptin (trastuzmab) dhe Lapatinib, transmeton Telegrafi.
Këto ilaçe veçse përdoren për trajtimin e kancerit të gjirit, por kjo është hera e parë ku ato janë kombinuar së bashku dhe janë përdorur para kirurgjisë dhe kimioterapisë.
Shkencëtarët kanë zbuluar se janë të aftë t’i eliminojnë disa lloje të kancerit të gjirit për vetëm 11 ditë.
Ata kishin pasur synim t’i përdorin ilaçet në fjalë për të luftuar proteinën e quajtur HER2, e cila ndikon në rritjen dhe divizionin e qelizave të kancerit. Ndër gjërat më të mira të këtij tretmani është fakti se e eliminon nevojën për kimioterapi dhe ndërhyrje kirurgjike.
Edhe efektet e përkohshme anësore si rënia e flokëve, vjelljet dhe lodhja shmangen, duke e bërë këtë tretman të ketë më pak ndikim në trup.
Rezultatet e studimit kanë qenë me të vërtetë pozitive dhe ky është hap i madh drejt luftimit të njërës nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City