LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët: Diçka e çuditshme dhe e nxehtë po “fshihet” nën akullin e Antarktikut

Shkencëtarët: Diçka e çuditshme dhe e nxehtë po “fshihet” nën akullin e Antarktikut

Shkencëtarët kanë gjetur se rajoni i Polit Jugor po shkrihet gjithnjë e më shumë dhe besojnë se për këtë përgjegjës është një pikë e ujit të nxehtë, e cila nuk është identifikuar asnjëherë më parë.

Një ekip shkencëtarësh nga Instituti britanik për Antarktik ka studiuar glacierin në këtë pjesë, kur zbuloi një vend të nxehtë që shkakton ndarjen masive të akullit.

Sipas IFL Science, pika është tre herë më e madhe se Londra, dhe gjendet nën një mur të konsoliduar amë nën sipërfaqen e Tokës.

Shkencëtarët përdorën një radar për të matur trashësinë e akullit dhe për të zbuluar pellgjet e mëdha në thellësi, kur gjetën një vend të pazakontë të nxehtë mbi të cilën gjendeshin muret dhe ujërat.

Ky vend i nxehtë ndikon në shkrirjen e akullit në gjatësi prej 100 km dhe 51 km të gjerë, por shkencëtarët thonë se nuk ka vend për shqetësim, pasi kjo zonë e nxehtë nuk mund të ndikojë në zhdukjen e kontinentit akullnajor në të ardhmen e afërt.

Besohet se arsyeja për shkrirjen e akullit është si rezultat i kombinimit të mureve radioaktive dhe ujit të nxehtë që vjen nga thellësia e tokës.

“Ky ishte një projekt realisht emocionues, një studim i pjesës së fundit të planetit për të cilin nuk dimë mjaftueshëm. Rezultatet tona ishin disi të papritura”, tha autori kryesor i studimit, Tom Jordan nga Instituti britanik për Antarktik.

“Ne kemi treguar se edhe brendia e kontinentit të lashtë, shtresa nën sipërfaqen e tokës kanë një ndikim të rëndësishëm në akull”, shtoi shkencëtari.

Tani për tani, nuk dihet se sa kohë ky vend i nxehtë ndodhet poshtë akullnajës.

Studiuesit besojnë se ai ka qenë i pranishëm për mijëra vjet, ndoshta edhe miliona, me mjedisin e jashtëm që ka një ndikim të rëndësishëm në të.

Me temperaturat globale që vazhdojnë të rriten, akulli në Antarktik mund të bëhet subjekt i rritjes së shkrirjes.

“Në të ardhmen, kjo tepricë e ujit në akullnajat do ta bëjë këtë rajon më të prekshëm ndaj faktorëve të jashtëm, siç është ndryshimi i klimës”, thotë Jordan.

Mendohet se nxehtësia gjeneron mure radioaktive në koren e sipërme të tokës, si dhe ujë të ngrohtë gjeotermal që vjen nga thellësia e tokës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Kalo në kategori