LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët dëshmojnë se shpirti nuk vdes, por rikthehet në univers

Shkencëtarët dëshmojnë se shpirti nuk vdes, por rikthehet në univers

Një teori revolucionare deklaron se shpirti i njeriut është më shumë sesa vetëm bashkëveprime të neuroneve në trurin tonë dhe mund të ketë qenë prezent qysh prej fillimit të kohës.

Veç kësaj, thënë më thjesht, shpirti nuk vdes, por rikthehet në univers, transmeton Telegrafi.


Mjeku amerikan, Dr. Stuart Hameroff dhe fizikani britanik, Sir Roger Penrose e kanë zhvilluar një teori kuante të vetëdijes, e cila thotë se shpirtrat tanë mbahen brenda strukturave të quajtura mikrotubule brenda qelizave tona të trurit.

Ideja është zhvilluar duke iu referuar konceptit se truri është kompjuter biologjik me 100 miliardë neurone, lidhjet sinoptike të së cilit veprojnë si rrjete informative.

Dr. Hameroff dhe Roger kanë qenë duke punuar në këtë teori qysh prej vitit 1996.

Ata argumentojnë se përjetimet e vetëdijes tonë janë rezultat i efekteve të gravitetit kuant në mikrotubula.

Në një eksperiencë afër vdekjes, mikrotubulat e humbin gjendjen kuante, por informacioni brenda tyre nuk shkatërrohet. Ose, në terma më të thjeshtë, shpirti nuk vdes por rikthehet në univers.

Dr. Hameroff e ka shpjeguar teorinë gjerësisht në një dokumentuar me narracion nga Morgan Freeman, që quhet ‘Through the Wormhole’, e që së fundmi është shfaqur në ‘Science Channel’.

Le të themi se zemra ndalon së rrahuri, gjaku ndalon së rrjedhuri, mikrotubulat e humbin gjendjen kuante. Informacioni kuant brenda mikrotubulave nuk shkatërrohet, nuk mund të shkatërrohet, vetëm shpërndahet dhe zhduket në univers.

Nëse pacienti rikthehet në jetë, ky informacion kuant mund të rikthehet në mikrotubula dhe pacienti thotë, “pata një përvojë afër vdekjes”.

Por, nëse pacienti nuk mund të rikthehet në jetë dhe vdes, është e mundur që ky informacion kuant të ekzistojë edhe jashtë trupit, në formën e shpirtit.

Për këtë teori mund të lexoni më hollësisht duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori