LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqimi i dardanëve U19 në Elite Round – Skautët e gjigantëve evropianë në ndeshjet e Kosovës si dhe e ardhmja, Maliqi: Ka futbollistë që tani meritojnë ftesën nga ‘A’-ja

Shkëlqimi i dardanëve U19 në Elite Round – Skautët e gjigantëve evropianë në ndeshjet e Kosovës si dhe e ardhmja, Maliqi: Ka futbollistë që tani meritojnë ftesën nga ‘A’-ja

Përfaqësuesja e Kosovës U19 arriti deri në Elite Round për kualifikimet për Kampionatin Evropian për këtë grupmoshë, por paraqitjet shumë të mira nuk mjaftuan për një biletë në ‘Euro 2024’.

Dardanët e rinj të udhëhequr nga trajneri Adil Maliqi zhvilluan tri ndeshje fantastike, ku në të parën mposhtën Austrinë me rezultat 1-0, por pastaj u mposhtën 2-1 nga Spanja përkundër se luajtën shumë mirë dhe në fund u mposhtën edhe nga Sllovenia.


Kësisoj aventura e Kosovës U19 në Elite Round përfundoi në pozitën e tretë të Grupit 1 me tre pikë.

Trajneri i Kosovës U19, Adil Maliqi ka folur për Telegrafin për këtë aventurë në Slloveni, duke thënë se është jashtëzakonisht i kënaqur me atë çfarë kanë treguar futbollistët e tij.

“Fillimisht dua të them që jam jashtëzakonisht i kënaqur nga ajo që kanë treguar futbollistët në këto tre ndeshje, mendoj se kemi bërë ndeshje shumë të mira, por që na ka munguar edhe fati në këto takime”, tha fillimisht Maliqi për Telegrafin.

Maliqi thotë se qëllimi ishte kualifikimi në Kampionatin Evropian, por kjo nuk u arrit edhe për shkak të disa rrethanave, pasi nuk kishin as ndeshje miqësore para fillimit të ‘Elite Round’ dhe shkuan me vonesë në krahasim me Spanjën, Austrinë dhe Slloveninë që ishte nikoqire.

“Synimi im i vetëm ishte kualifikimi në Evropian. Sa afër që ishim, kjo nuk u arrit për shkak të rrethanave që nuk ishin në favor tonë, duke mos pasur asnjë ndeshje miqësore dhe vetëm një stërvitje. Megjithatë, arritëm të mposhtim Austrinë dhe të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer në aspektin taktik kundër Spanjës”.

“Jam falënderues djemve tanë që dhanë gjithçka në fushë, jam falënderues për përkrahjen që morëm nga populli ynë, njerëzit tanë”, tha Maliqi.

Ai ka sjell te Kosova U19 shumë talente nga shtetet si Zvicra dhe Gjermania.

“Te Kosova U19 kam përmbushur disa objektiva personal si prurja e talenteve të rinj, zhvillimi dhe ndryshimi i mentalitetit tek kjo grupmoshë që është shumë vitale për të ardhmen. Për këtë, jam falënderues edhe stafit tim”, vazhdoi tutje Maliqi për Telegrafin.

37-vjeçari thotë se ka një grup të jashtëzakonshëm të futbollistëve të cilët brenda dy viteve mund të jenë shumë të rëndësishëm te Kosova A, derisa dy ose tre prej tyre menjëherë mund të grumbullohen.

“Sigurisht që këta futbollistë kanë të ardhme shumë të mirë nëse vazhdojnë me këtë punë dhe përkushtim që janë duke e bërë edhe nëpër klubet e tyre. Besoj që brenda dy viteve shumica prej tyre do të jenë futbollistët kryesorë edhe te Kosova A, derisa për dy ose tre prej tyre mund të them që e meritojnë qysh tani të grumbullohen nga Kombëtarja e madhe”, vazhdoi tutje Maliqi.

Tutje Maliqi tregoi se gjatë ndeshjeve në Elite Round skuadrat më të mëdha evropiane kishin skautët e tyre që kanë parë edhe nga afër ndeshjet e Kosovës.

“Është e vërtetë që kanë qenë skautë nga shumë klube të mëdha evropiane. Tre gjigantët spanjollë si Real Madrid, Barcelona e Atletico Madrid kanë parë nga afër ndeshjet tona, derisa skautët ishin edhe nga klubet e mëdha italiane si Roma, Inter, Juventus, Milan apo Napoli. Ata kanë shikuar ndeshjet tona dhe jam i bindur se kanë mbetur të kënaqur nga futbollistët tanë”, deklaroi Maliqi. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Adil Maliqi (@adilmaliqi)

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori