LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqeu në Bundesliga me Paderbornin, Gjasula pritet të ndërrojë skuadër

Shkëlqeu në Bundesliga me Paderbornin, Gjasula pritet të ndërrojë skuadër
Klaus Gjasula. (Photo by Hannibal Hanschke/Pool via Getty Images)

Klaus Gjasula ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të Paderbornit këtë edicion në Bundesliga.

Edhe pse skuadra e tij u largua nga elita e futbollit gjerman nga pozita e fundit, Gjasula ishte më i dalluari tek ta.


Mesfushori defensivë ka thyer edhe një rekord në vitin e tij të parë në Bundesliga, ku plot 17 herë është ndëshkuar me kartonë të verdhë.

Megjithatë kontrata e lojtarit me Paderbornin ka përfunduar dhe Gjasula do të largohet si futbollist i lirë.

Klaus Gjasula. (Photo by Friedemann Vogel/Pool via Getty Images)

Klubi i tij Paderborn i ka bërë ofertë për vazhdimin e kontratës, por Gjasula ende nuk ka vendosur.

Reprezentuesi shqiptar ka një ofertë shumë të rëndësishme edhe nga Fortuna Dusseldorf.

Edhe kjo skuadër u largua nga elita e futbollit gjerman, por duan ta ndërtojnë një skuadër të fuqishme për tu rikthyer pas një viti në Bundesliga.

Gjithsesi Gjasula po pret ditëve të ardhshme mos po vije ndonjë ofertë nga elita e futbollit gjerman, ku është edhe synimi i tij të vazhdoj karrierën. /Telegrafi/