Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 22-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ferizaj, Albin Krasniqi.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Luan Tabaku, Skender Kapra dhe Edmond Cana.
Albini u vlerësua për paraqitjen e shkëlqyeshme që pati në fitoren tejet të rëndësishme dhe me peshë të FC Ferizaj në duel me favoritin për titull, Dritën (2:1).
Ai ishte asistues në të dy golat e ferizajasve dhe plot kreativitet gjatë tërë ndeshjes, pasi të gjitha aksionet niseshin prej tij.
Dëshmia më e mirë se Albin Krasniqi ishte më i miri është edhe statistika se ky lojtar ka vrapuar plot 12 kilometra në këtë ndeshje.
Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Ferizaj, Albin Krasniqi e ndau Myzejen Sylejmani nga departamenti i financave në Albi Commerce.
Albini pas marrjes së këtij çmimi është shprehur i lumtur për vlerësimin por edhe për faktin që skuadra e tij po kalon në formë shumë të mirë në stinorin pranveror.
“Ky çmim është shumë i rëndësishëm për mua sidomos në këtë moment kur dihet pozita në renditje në të cilën gjendet skuadra ime. Por, më gëzon fakti se jemi në një seri pozitive dhe Ferizaj nga ndeshja në ndeshje po tregon lojë të mirë”.
“Grupi është i motivuar dhe të gjithë bashkërisht po luftojmë në secilën sfidë për ta arritur objektivin tonë – mbetjen në Albi Mall Superligë. Këtë çmim ia dedikoi bashkëlojtarëve, shtabit teknik, kryesisë dhe tifozëve, pasi secili prej tyre e ka vendin e rëndësishëm në këtë seri pozitive”, ka theksuar Krasniqi për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPara ndeshjes me Man Cityn, kamerat kapin një veprim befasues nga lojtarët e Real Madridit
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Mirupafshim Xavi! Barcelona thuhet se ka gjetur trajnerin e ri
I kryqëzuar nga të gjithë për eliminimin e Barcelonës - reagon Ronald Araujo
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE