Arsim N. Sejdiu
Po mendoja, po lodhja trurin, po meditoja, po analizoja, por nuk po gjeja dot një zgjidhje të pranueshme për ta konstituuar Kuvendin e Republikës sime të vogël, që në një hartë të zakonshme të botës nuk gjendet dot kollaj.
I thash vetes, meqë unë nuk po mund ta gjejë një zgjidhje, me çfarë të drejte po akuzoj njerëzit e zgjedhur të popullit , që kanë tru, që kanë përgjegjësi akoma më të madhe se unë, të gjejnë zgjidhjen. Andaj të presim derisa truri i tyre të gjejë dhe do ta gjejë zgjidhjen më të mirë për “popullin”, sepse ata janë kurdisur aty, për t`i shërbyer “popullit” apo e kam gabim… Andaj durim!
Seminari për Albanologjinë u organizua edhe sivjet me gjithë mangësitë në financa e në kapacitete. Dhe, falë përvojës me disa dhjetëvjetësha, seminari apo drejtuesit a tij kanë arritur “majat”. A ka më kënaqësi se të dëgjosh drejtuesit e tij teksa flasin për gjuhën shqipe, ligjërojnë me kompetencë dhe të njëjtit “krokasin me fodullëk” dhe flasin atë (shqipen) me një nëndialekt apo të folme të mëhallës
Sa për veshjen e tyre të mos flasin, kanë vendosur të vishen “kullë” që seminaristët “e ndrojtur” të ndjehen më rehat. O burrani ma gjeni një vend të dytë në planet ku ka qasje të tilla “pedagogjike”, “të përparuara”, si tek doktorët tanë të albanologjisë tek udhëheqësit e seminarit të veshur “kullë”. Unë nuk e di a është seminar albanologjie apo cfilatë mode.
E dëgjon edhe ambasadoren tonë në Këshill të Sigurimit, duke mbrojtur çështjen shqiptare dhe të Kosovës, nga sulmet e përfaqësuesit të Serbisë. Unë nuk pata kapacitet “intelektual” ta kuptoja. Uroj ta ketë kuptuar dikush nga ata që e kanë profesion këtë punë dhe në ditët në vazhdim të na sqarojnë, përndryshe se si po më vjen marre, nga ato “fakte të zbehta” që dëgjova nga ajo.
Dhe, nuk është e tëra, një re jona, norvegjezja, Rita Augestad Knudsen, publiciste, madje sipas të gjitha gjasave nuk i takon fare besimit Islam, ka botuar një broshurë me një studim analitik rreth arsyeve të mundshme që kanë shtyrë shqiptarët t`i bashkohen rrymave ekstremiste dhe luftës në Siri. Ajo në studimin e saj sheh diçka krejt tjetër nga ajo që jemi mësuar të dëgjojmë e lexojmë nëpër mediat tona dhe në analizat zyrtare. Mediat megjithatë e përmendën këtë studim, por kjo përfundoi me kaq. As Bashkësi Islame, as analistë e publicistë vendorë, as media, as opinionistë, heshtje e plotë dhe nuk e di pse!? Nuk u pëlqeu qasja apo ndoshta se prishen “llogaritë” se është gruaja e një politikani, apo mos ndoshta mund ta hidhërojnë dikë jashtë apo brenda. Megjithatë studimi është, ndoshta, më objektivi që kemi mundur ta lexojmë a dëgjojmë prej se ballafaqohemi me këtë “problem”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës