Shkaqe shëndetësore, Kaja Kallas nuk shkon në Mal të Zi

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e ka anuluar shkuarjen në Mal të Zi për shkak të problemeve shëndetësore.
Ajo do të duhej të merrte pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, si dhe në Dialogun për politikën rinore në Budva, shkruan vijesti.me.
Sipas një bashkëpunëtori të saj të afërt, Kalas është sëmurë dhe nuk ka mundur të udhëtojë sot, shkruan vijesti.me.
Ai tha se ajo “pendohet që po e humb samitin”, se po punon nga shtëpia dhe pritet të kthehet në zyrë brenda pak ditësh.
Kalas kishte planifikuar gjithashtu të takohej me të rinj nga i gjithë rajoni dhe Evropa në Budva, si dhe të hapte Forumin e Rinisë së Ballkanit Perëndimor së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq.
Në mbrëmje ishte paraparë një darkë pune në Kotor, e organizuar nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.
Ditën e dytë të vizitës, ajo duhej të merrte pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat.
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet nesër në Tivat dhe është i organizuar nga presidenti Milatoviq. /Telegrafi/

































