LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i sjelljeve të dyshimta, Garda Kombëtare largon 12 anëtarë nga ceremonia e inaugurimit të Bidenit

Shkaku i sjelljeve të dyshimta, Garda Kombëtare largon 12 anëtarë nga ceremonia e inaugurimit të Bidenit

Shkaku i sjelljeve të dyshimta, Garda Kombëtare amerikane largon 12 anëtarë nga ceremonia e inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Bidenit, i cili pritet të betohet gjatë ditës së nesërme.

Anëtarët e Gardës Kombëtare janë larguar nga misioni i inaugurimit në Uashington, tha të martën shefi i Byrosë Kombëtare të Gardës.


Dy anëtarë u hoqën për shkak të komenteve ose teksteve të papërshtatshme, por nuk u dha detaje specifike. Dhjetë të tjerë u hoqën për sjellje të dyshimta të gjetura në procesin e verifikimit, raporton cnn.

“Unë nuk shqetësohem pasi një pjesë e madhe e organizatës sonë, nëse shikoni 25 mijë sosh kanë kaluar testin. Ne kemi identifikuar 12 prej tyre se nuk kanë sjellje të përshtatshme, por ne duam të sigurohemi më shumë. Siç kam thënë më herët se ne do të bëjmë gjënë e duhur derisa kjo të pastrohet”, tha Gjenerali i Ushtrisë, Daniel Hokanson.

Zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Hoffman përsëriti se procesi i verifikimit është në vend “Këto janë përpjekje për të identifikuar çdo sjellje të diskutueshme në të kaluarën, ose ndonjë lidhje të mundshme me sjellje të dyshimta”. /Telegrafi/