LAJMI I FUNDIT:

Shitjet globale të telefonave bien, Apple pësoi më së shumti

Shitjet globale të telefonave bien, Apple pësoi më së shumti

Firma analiste e tregut të teknologjisë, Canalys, njoftoi sot se dërgesat globale kanë pësuar rënie nga 2018. Apple është kompania që u godit më rëndë nga tregu i zvogëluar.

Sipas Canalys, dërgesat globale të telefonave ranë 6.8 për qind në tremujorin e parë të vitit 2019, në 313.9 milionë dollarë.

Firma kërkimore vuri në dukje se është tremujori i gjashtë rradhazi që shitjet globale të telefonave u tkurrën.

Megjithatë, pesë prodhuesit kryesorë të telefonave kanë rritur pjesëmarrjen e tyre në treg në krahasim me 66.8 përqind në TM1 2018 në 72 përqind në TM1 2019.

Shumica e kompanive në pesë pozitat e para ndjenë një treg të ngadalësuar të telefonave.

Samsung, Apple dhe Xiaomi dëshmuan aksionet e tyre përkatëse të tregut që u ulën nga viti në vit, megjithëse Samsung dhe Xiaomi mbajtën pozitat e tyre, të parën dhe të katërtën.

Apple pa rënien më të madhe në dërgesat e telefonave të tyre – 52.2 milionë në Q1 2018, kundrejt 40.2 milionë në Q1 2019. /Telegrafi/