LAJMI I FUNDIT:

Shiten të gjitha biletat për derbin e Italisë mes Interit dhe Juves, vendoset rekord i ri përfitimesh në futbollin italian

Shiten të gjitha biletat për derbin e Italisë mes Interit dhe Juves, vendoset rekord i ri përfitimesh në futbollin italian
Koreografia e tifozëve të Interit (Getty Images)

Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit ka thyer gjitha rekordet e vendosura më parë në futbollin italian, teksa stadiumi do të jetë i stërmbushur.  

Reklama

Interi dhe Juventusi njihen si dy skuadrat me rivalitetin më të madh në futbollin italian, marrë parasysh edhe historitë e dy klubeve.

Nerazzurrët dhe Bianconerët kanë një histori rivaliteti dhe urrejtje qysh në fillet e themelimit të tyre, teksa ky rivalitet ka bërë që ndeshja mes tyre të njihet si “Derby d’Italia” apo derbi i Italisë.

Orsato, gjykon ndeshjen Inter – Juventus
Lexo po ashtu Orsato, gjykon ndeshjen Inter – Juventus

Derbi i Italisë gjithmonë ka sjell emocione të mëdha, gola, kacafytje e gjithçka tjetër dhe i tillë pritet të jetë edhe i ardhshmi i kësaj fundjave.

Ndeshja e fundit në Allianz Stadium përfundoi pa gola (Getty Images)

Giuseppe Meazza është arena, e cila do ta mirëpret derbin e Italisë të vlefshëm për javën e 35-të të Serie A, ndeshje që zhvillohet të shtunën nga ora 20:45.

Ky takim do të jetë i rëndësishëm për të dyja skuadrat, me Juventusin që synon titullin kampion, ndërsa Interi një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Inter – Juventus, sërish thyhen rekorde nga shitja e biletave
Lexo po ashtu Inter – Juventus, sërish thyhen rekorde nga shitja e biletave

Rëndësia e madhe e ndeshjes ka bërë që të shiten të gjitha biletat, me plot 78,328 të pranishëm që priten të jenë në stadium duke vendosur rekord shikueshmërie.

Ky derbi gjithashtu ka vendosur edhe një rekord të ri për futbollin italian me mbi pesë milionë euro përfitime nga Nerazzurrët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Onana pranon fajin për humbjen e Man Utd ndaj Bayernit, Ten Hag nuk mendon kështu

Onana pranon fajin për humbjen e Man Utd ndaj Bayernit, Ten Hag nuk mendon kështu

Liga e Kampionëve
Xherdan Shaqiri ndëshkohet me karton të kuq në humbjen e Chicago Fire

Xherdan Shaqiri ndëshkohet me karton të kuq në humbjen e Chicago Fire

Ligat tjera
Man Utd mund të nënshkruajë falas në janar zëvendësuesin e Sanchos, katër emra në listë

Man Utd mund të nënshkruajë falas në janar zëvendësuesin e Sanchos, katër emra në listë

Premier League
UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Kombëtarja e Shqipërisë
Formacioni i mundshëm i Ballkanit kundër Viktoria Plzen në Ligën e Konferencës

Formacioni i mundshëm i Ballkanit kundër Viktoria Plzen në Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

La Liga
Kalo në kategori