LAJMI I FUNDIT:

Shima: Ishte ndeshje për statistika

Shima: Ishte ndeshje për statistika

Basketbollisti i Tiranës, Gerti Shima, e ka quajtur “ndeshje për statistika” përballjen kundër Pejës, të cilën pejanët e fituan me rezultat bindës në palestrën “Karagaçi.

Shima, në deklaratën e tij të pas ndeshjes për kanalin televiziv, Supersport, tha “Kam shprehur edhe më parë pas humbjes me Karposin kur i humbëm gjasat për kualifikim se ky është një dështim për ne. Por duke pasur parasysh që Tirana vjen nga një kampionat i rëndomtë siç është ai shqiptar, ku për shumë vite nuk ka pasur as lojtarë të huaj, mund ta quajmë edhe sukses. Tirana bëri risi. Së pari i afroi lojtarët vendorë, e më pas u përforcua edhe me të huaj. Ndërsa këtë gjë më pas e ndoqën edhe Teuta e Vllaznia. Në Ligën Ballkanike treguam edhe suksese duke e mposhtur dy herë Trepçën dhe një herë Pejën, por megjithatë kualifikimi ishte shumë i vështirë. Sa i përket ndeshjes, kjo ishte ndeshje për statistika. Neve na mbetet të luftojë për synimet tona që është Kupa e Shqipërisë dhe titulli në kampionat”.


Peja përfundon fazën grupore si lider i Ligës Ballakanike
Lexo po ashtu Peja përfundon fazën grupore si lider i Ligës Ballakanike

Në fund, ish basketbollisti i Pejës, Bashkimit dhe Prishtinës, foli edhe për dështimin e skuadrave kosovare në Ligën Ballkanike, transmeton borozani.

“Nëse flas për Prishtinën, mund të them se ajo e ka nisur shumë keq. Nuk ka pasur mundësi të kualifikohet duke bërë aq shumë largime. Ndërsa Peja ka treguar nivel më të lartë të lojës dhe është kualifikuar me meritë,” tha ai.

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori