LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Shkupi ka rreth 140 ndërtime pa leje

Shilegov: Shkupi ka rreth 140 ndërtime pa leje

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov në konferencë për shtyp tha se Shkupi ka rreth 140 ndërtime pa leje.

Për rrënimin e objektit afër QT Mavrovasja, ai thotë se, objekti mund të rindërtohet, përkatësisht të ndërtohet kafeneja që ishte më herët.


“Bashkia për fat të keq, nuk ka kompetenca mbi ndërtimet pa leje. Analitika tregon se ka rreth 140 objekte pa leje në territorin e Bashkisë së Shkup. Ju bëj thirrje institucioneve ta kryejnë punën e tyre”, tha Shilegov.

Ndryshe, objekti para QT Mavrovasja për tre ditë u rrënua ndërsa rrënimi filloi të mërkurën kur Qeveria i rekomandoi Komunës së Çaurut dhe NP Rrugët e Maqedonisë të nënshkruajnë marrëveshje për rrënim./Telegrafi/