LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Ministri i OBRM-PDUKM-së u takua me kongresmenin që “ndanë” Maqedoninë

Shilegov: Ministri i OBRM-PDUKM-së u takua me kongresmenin që “ndanë” Maqedoninë

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, sot vlerësoi se është e palejueshme që pas takimeve të ministrit të mbrojtjes, Zotan Jolevski në SHBA të dalin deklarata se Maqedonia gjoja do të shpërbëhet. Shilegov kërkoi që Jolevski të sqarojë se çka ka biseduar me kongresistin Dana Rohrbacher, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ministri i OBRM-PDUKM-së Zoran Jolevski duhet të shpjegojë se çfarë u fol në takimin që e kishte me Dana Rohrbacher. A ka qenë ai takim për shkak të deklaratave kontroverse të tij për shpërbërjen dhe ndarjen e Maqedonisë? Ministri i mbrojtjes është i obliguar që të japë përgjigje se me kë tjetër është takuar Jolevski. A kanë qenë takimet zyrtare ose private, dhe a duhet opinioni i Maqedonisë të presë edhe ndonjë deklaratë kontroverse si rezultat i takimeve të Jolevskit?”, deklaroi Petre Shilegov./Telegrafi/


Rohrabacher: Maqedonia duhet të ndahet (Video)
Lexo po ashtu Rohrabacher: Maqedonia duhet të ndahet (Video)