LAJMI I FUNDIT:

Shikoni si duket Soni Malaj në dasmën mbretërore të shoqes së ngushtë Elia Zaharia (Foto)

Shikoni si duket Soni Malaj në dasmën mbretërore të shoqes së ngushtë Elia Zaharia (Foto)

Dasma mbretërore e Princ Lekës dhe Elia Zaharias, e mbajtur sot (e shtunë) në Pallatin e Brigadave ka qenë madhështore dhe ka mbledhur emra të mëdhenj mbretërorë, dhe plot figura të njohura publike shqiptare.

Ndër të pranishmit ka qenë edhe këngëtarja Soni Malaj, e cila nuk mund të mungonte në dasmën e shoqes së ngushtë, dikur edhe pjestare e të njejtit grup “Spirit Voice”,  Elia Zaharian e cila sot kurorëzoi dashurinë e saj me Princin.


Të gjitha lajmet për dasmën mbretërore të Princ Lekës me Elia Zaharian
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për dasmën mbretërore të Princ Lekës me Elia Zaharian

Soni ka publikuar në llogarinë perosnale në Instagram disa fotografi ku shfaqet bashkë me nusen, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar urimet e përzemërta për shoqen e ngushtë.

“Shumë e lumtur për ty mikja ime. Të trashëgohesh dhe qofsh përjetë e lumtur me princin tënd”, kanë qenë fjalët e saj.

Këngëtarja dukej mjaft elegante me një fustan me shkëlqim, teksa nesër do të paraqitet me këngën e saj më të re në festivalin “Kënga Magjike”. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BLTcOMjDawD

https://www.instagram.com/p/BLTbe4RDlEr