Britney Spears ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën ekspozon trupin e saj.

Xhirimi duket të jetë bërë më herët, kur këngëtarja e famshme ishte në formë të mirë.


Në video 34-vjeçarja shfaqet e veshur vetëm me të brendshme, ndërsa ngacmon me lëvizjet e saj.

“Vajzat thjesht duan të kënaqen. Një video që nuk është publikuar asnjëherë për këtë këngë… Kështu që vendosa t’ju ngacmoj pakëz në Instagram. Shijojeni”, ka shkruar Britney. /Telegrafi/