SHIK-u fuqizohet në listën e PDK-së


Kësisoj, Adem Grabovci, Elmi Reçica, Fadil Demaku, Latif Gashi e Bekim Haxhiu, nëse mbledhin votat e mjaftueshme për të marrë edhe një mandat të deputetit, në legjislaturën e ardhshme pjesë të grupit parlamentar do ta kenë edhe shefin e tyre aktual në hierarkinë partiake, si dhe ish shefin e ShIK-ut.
Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Vesli, është i dyti në listën e kandidatëve të kësaj partie dhe kësisoj është e vështirë të mendohet se nuk do të ketë votat e mjaftueshme për të qenë deputet i partisë më të madhe në zgjedhjet e kaluara.
Por, pos vendosjes së Veselit lart në listën e PDK-së, ish deputetët që edhe publikisht e kanë pranuar se kanë qenë pjesë e ish strukturës së spiunimit, nuk kanë marrë renditje të fuqishme në listën e partisë së tyre. /Tribuna/






































