LAJMI I FUNDIT:

Shijoni një performancë tjetër këtë të diel, Erin Go Dance për sesionet e ‘Rave & WMF’

Shijoni një performancë tjetër këtë të diel, Erin Go Dance për sesionet e ‘Rave & WMF’

Erin Go Dance, që në moshën e hershme të adoleshencës, ka shfaqur pasionin e tij për muzikën e veçanërisht për atë të zhanrit Rock dhe Metal.

Ka luajtur në instrumente të ndryshme muzikore, duke filluar si kitarist, për të vazhduar më vonë edhe me bateri, ku së bashku me shokët e tij, krijuan edhe grupin muzikor të këtij zhanri, në Prishtinë.


Vlen të përmendet se gjatë këtij rrugëtimi muzikor, Erin Go Dance dëgjoi dhe gjeti inspirimin e tij në artistë dhe grupe muzikore të njohura si: Depeche Mode, Trentemøller, Massive Attack, Daft Punk, Nine Inch Nails e shumë të tjerë.

Kjo fazë ishte shumë e rëndësishme për karrierën e tij, gjatë të cilës i lindi një dashuri e re ndaj tingujve dhe ritmit të muzikës elektronike. Më vonë u bë faktor kryesor për ta shtyrë në botën e këtij zhanri. Rreth vitit 2014 fillimisht ai u inkuadrua në ketë rrymë si producent, duke krijuar tinguj të ndryshem të muzikës elektronike dhe më pas edhe të performonte si DJ.

Që nga kjo periudhë, Erin Go Dance vazhdoi punën e tij si DJ dhe producent duke performuar në klube, kafiteri dhe evenimente të ndryshme. Stilet që më së shumti i hasim tek ai gjatë performancave që bën, janë: House, Deep House, Tech House dhe Minimal.

Erin Go Dance si artist beson se rol të rëndësishëm në zhvillimin e kreativitetit në krijimtari dhe performancat e tij, luan dëgjimi dhe inspirimi i vazhdueshëm i rrymave të ndryshme muzikore.

Rave ka ftuar ERIN GO DANCE me një set prej 1 orësh për adhurues të muzikës elektronike, këtë të Diel nga ora 21:00, performancën mund ta ndiqni në RaveTravel, Win Music Freedom Ks dhe Telegrafi faqen tonë zyrtare në Facebook.

Live Session do mbahet tek Four Points Hotel by SHERATON në Prishtinë e për më shume ju ftojm të na ndiqni.

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Kalo në kategori