LAJMI I FUNDIT:

Shihni se si duket Muzeu i veturave Porsche në Shtutgart nga perspektiva e një droni

Shihni se si duket Muzeu i veturave Porsche në Shtutgart nga perspektiva e një droni

Një dron ka bërë dhe si rezultat ka ofruar një pamje të pazakontë të muzeut fantastik të Porsche në Shtutgart.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, muzeu i Porsche është një destinacion i veçantë për të gjithë dashamirët e makinave, por deri më tani ndoshta askush nuk ka pasur mundësinë ta shohë në këtë mënyrë.


Muzeu, pra makinat Porsche, u kapën nga një kamerë drone DJI Avata, e cila kontrollohej nga një person i trajnuar.

Dhe videoja ofron një pamje pak më ndryshe të ambientit të brendshëm të objektit plot me makina me shkëlqim.

Bëhet fjalë për një video promovuese të një droni që fluturon në një objekt të mbyllur dhe kalon “rrezikshëm” pranë makinave të shtrenjta.

Aty, mes tjerash shihen edhe Rothmans Porsche 953, i cili fitoi Rally Paris-Dakar në 1984 dhe i hapi rrugën 959.

Më pas droni fluturoi mbi një 911 më të ri dhe më pas kaloi midis modeleve 550 dhe 356. /Telegrafi/