LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Pushteti refuzon të ndjek penalisht Milenko Nedellkovskin

SHGM: Pushteti refuzon të ndjek penalisht Milenko Nedellkovskin

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, respektivisht kryetar i kësaj shoqate Naser Selmani ka reaguar ndaj vendimit të prokurorisë për mos ndëshkimin e gazetarit Milenko Nedellkovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Prokurori Shaqiri, praktikisht vet e vërtetoi vendimin e prokurores Jasmina Kostevska nga Prokuroria Themelore Publike, e cila në muajin mars të këtij viti e refuzoi kërkesën tonë për hetimin e Nedellkovski. Po bëhet e qartë se kërcënimet me vdekje ndaj gazetarëve janë të porositura nga kreu i pushtetit, që e shfrytëzon Nedellkovski si megafon të nxis frikë dhe pasiguri te gazetarët dhe i kthen nga tentimi për të shkruar për praktikat e tij jo demokratike të sundimit”, deklaroi kryetari i SHGM-së, Naser Selmani./Telegrafi/