LAJMI I FUNDIT:

SHGM-ja dënon sulmet e fundit ndaj gazetarëve

SHGM-ja dënon sulmet e fundit ndaj gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka dënuar ashpër sulmin e një grupi demonstratësh ndaj redaksisë së ”Radio Maqedonia e Lirë” në Shkup, duke kërkuar nga institucionet që të bëjnë çmos për t’i gjetur sulmuesit dhe për t’i dënuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas SHGM-së, çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtës së qytetarëve për të qenë të informuar.
Gjithashtu SHGM-ja dënon edhe sjelljen e keqe të organeve të pushtetit ndaj gazetarëve të vendeve fqinje, në lidhje me ndalimin e hyrjes në Maqedoni për tre gazetarë të gazetës bullgare ”24 Orë”, ndërkaq një gazetar i ”Top-Channel” nga Shqipëria, u ndalua në bisedë informative në Shkup.


SHGM-ja konsideron se sjellja e këtillë e pushtetit jep pamje të keqe për Maqedoninë në rajon./Telegrafi/