LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Dhuna e policisë ndaj gatetarëve është e qëllimshme

SHGM: Dhuna e policisë ndaj gatetarëve është e qëllimshme

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër dhunën policore ndaj një gazetari dhe tre fotoreporterëve në protestën e mbrëmshme para zyrës popullore të kryetarit Ivanov në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dhunën ndaj gazetarit dhe fotoreporterëve, SHGM-ja e konsideron si dhunë ndaj të gjithë gazetarëve dhe lirisë së mediave, dhunë të qëllimshme për të penguar dokumentimin e dhunës së policisë ndaj gazetarëve.


SHGM-ja kërkon nga ministri Oliver Spasovski që të identifikojë policët e dhunshëm dhe t’i ndëshkojë./Telegrafi/