LAJMI I FUNDIT:

Shfaqte simptoma gripi edhe më parë, Papa Françesku anuloi vizitat për ditën e tretë më radhë

Shfaqte simptoma gripi edhe më parë, Papa Françesku anuloi vizitat për ditën e tretë më radhë

Papa Françesku ka anuluar angazhimet zyrtare për ditën e tretë me radhë, ndërsa po lufton me atë që duket se është një ftohje.

Gjatë shërbimit të tij prej shtatë vitesh, 83-vjeçari nuk ka anuluar asnjëherë kaq shumë vizita zyrtare, ndërsa raportohet se është duke punuar nga rezidenca tij në Vatikan, ndërsa po takon personalisht vetëm disa njerëz, transmeton Telegrafi.

Si pjesë e këtyre vizitave, Papa takoi sot kryetarin e zyrës së peshkopëve, ambasadorin e Vatikanit në Libi dhe Francë, si dhe peshkopin e Ukrainës.

Deri më tani, janë anuluar dy audienca zyrtare – në mesin e të cilave një në Pallatin Apostolik, ku pas fjalimit që do mbante, Françesku do të takohej me një numër të madh njerëzish.

Gjatë ditës së nesërme, është planifikuar që Papa dhe burokratë të Selisë së Shenjtë të largoheshin nga Vatikani, për një javë qëndrimi në një pjesë rurale të Romës, që është një vizitë vjetore si pushim në fillim të kreshmës.

Të mërkurën ishte hera e fundit që Papa Françesku u pa në publik, ndërsa shfaqte simptoma gripi, teksa kollitej dhe fshinte hundën.

Një ditë më vonë, anuloi një shërbesë që do e zhvillonte me disa priftërinj në Romë, derisa dje nuk pranoi të zhvillonte një takim me zyrtarë të Vatikanit lidhur me inteligjencën artificiale.

Zyrtarët e lartë të Vatikanit, kanë theksuar se Françesku është lodhur duke zhvilluar mesha çdo mëngjes dhe në fund ka  përshëndetur shumë të madh të pranishmëve, andaj është vendosur që ai ta vazhdojë punën nga shtëpia.

Ky lajm vjen në kohën, kur Italia është duke u përballur me shumë vështirësi me coronavirusin, që deri më tani i ka infektuar 800 njerëz në këtë shtet, duke u bërë më i godituri nga coronavirusi në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori