LAJMI I FUNDIT:

Shfaqja tërheqëse e Taynas në Monako, spikat komenti i Mozzikut

Shfaqja tërheqëse e Taynas në Monako, spikat komenti i Mozzikut
(Foto: Instagram/tayna/mozzik)

Ndërkohë që fansat janë në pritje të bashkëpunimit ndërmjet Taynas, Mozzikut dhe Butrint Imerit, reperja ka joshur me pozat e shpërndara në rrjetet sociale.

E njohur për linjat e admiruara trupore, Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka sjellë imazhe atraktive duke theksuar figurën e saj e veshur me rroba me ngjyrë rozë.

Artistja nga Prizreni, i cila ndiqet nga më shumë se 1.5 milion fansa në Instagram, ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime në fotografitë e postuara, por edhe mijëra komente.


(Foto: Instagram/tayna)

Nga emrat e shumtë të skenës që i kanë komentuar ka spikatur komenti i reperit Mozzik.

Tayna shfaqet provokuese rrugëve të Monakos, ekspozon linjat joshëse në veshjen ngjyrë rozë
Lexo po ashtu Tayna shfaqet provokuese rrugëve të Monakos, ekspozon linjat joshëse në veshjen ngjyrë rozë

Në përshkrimin e Taynas: “Ai më thirr ‘bad gyal’” (që i referohet një femre tërheqëse që ka qëllime ‘jo të mira’), ylli nga Ferizaj ka shkruar: “Kush ai, ai, ai? Ceke me emër”.

(Foto: Instagram/tayna)

Ndryshe, Tayna, Mozzik dhe Butrinti janë në përgatitje të projektit muzikor që pritet të titullohet “Pare”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by MOZZIK (@mozzik)