LAJMI I FUNDIT:

Sheshel mbledh nacionalistët në protestë për Karaxhiqin

Sheshel mbledh nacionalistët në protestë për Karaxhiqin

Dënimi i kryekriminelit të Bosnjës, Radovan Karaxhiq është pritur me protesta në Serbi. Mbështetësit e partive nacionaliste janë thirrur nga Sheshel në një protestë pro Karaxhiq.

Vojisllav Sheshel, vetë një ish i burgosur i Hagës, bëri thirrje për protesta, por pa dhunë. Në protestën e thërritur nga radikalët u pa një pjesëmarrje masive. Udhëheqësi e cilësoi burgosjen e Karaxhiq si dënim kundër popullit serb.


“Serbët nuk do të pranojnë këtë lloj drejtësie. Kjo drejtësi është kundër serbëve dhe nuk do të pranohet kurrë prej tyre”, tha Sheshel.

Haga dënoi me 40 vjet burg Radovan Karaxhiq, ndaj të cilit rëndonin akuza të shumëfishta. Në leximin e vendimit, gjykatësit e kanë shpallur Karaxhiq fajtor për akuzën e gjenocidit për masakrën e Srebrenicës, krime kundër njerëzimit në zona të ndryshme të Bosnjës, shfarosje, shkelje të rregullave të luftës, etj./TCh/