LAJMI I FUNDIT:

Shërbimet ruse të inteligjencës po tradhtohen nga dobësitë e tyre

Shërbimet ruse të inteligjencës po tradhtohen nga dobësitë e tyre

Spiunim, sulme dhe vrasje: shërbimet sekrete të Kremlinit kanë treguar se janë të afta të godasin edhe në zemër të Perëndimit.

Sidoqoftë, sipas ekspertëve të inteligjencës këto veprime po shënjohen nga dështimi dhe burimet e kufizuara.


Deri më tani, 2021-ta ka qenë viti i inteligjencës ruse, me katër operacione të dekonspiruara në katër muajt e fundit.

Jens F., një elektricist me një të kaluar në Shërbimin Sekret të ish-Gjermanisë Lindore (Stasi), u kap duke shitur planet e ndërtimit të Bundestagut agjentëve të shërbimit sekret në Ambasadën ruse në Berlin. Në Bullgari, një rrjet spiunazhi rus u zbulua, i cili kishte afërsi me ish-oficerin e inteligjencës ushtarake Ivan Iliev. Kurse një kapiten i marinës italiane me emrin Walter Biot u kap deri sa po i shiste informacione ushtarake zyrtarëve të Ambasadës ruse në Romë.

Dhe në Republikën Çeke, Ministria e Brendshme identifikoi oficerët e Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU) si autorët e dy shpërthimeve në një depo municioni në Vrbětice në vitin 2014. Këta ishin të njëjtit autorë që dyshohet se helmuan tregtarin bullgar të armëve Emilian Gebrev në vitin 2015, si dhe ish-agjentin e dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij Yulia me agjentin nervor Novichok në vitin 2018.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Bullgari ka lidhur gjithashtu GRU-në me katër raste të tjera të sabotimit në depot e armëve që i përkasin kompanisë së Gebrevit, EMCO. E gjithë kjo, natyrisht, vjen pasi politikani rus i opozitës Alexei Navalny u helmua me Novichok në gusht të vitit 2020, si dhe rasti i ndërhyrjes në Bundestagun gjerman në vitin 2015 dhe në vitin 2020 ndërhyrja në kompaninë amerikane të teknologjisë SolarWinds.

Pse po dekonspirohen dhe dëbohen spiunët rusë nëpër botë?
Lexo po ashtu Pse po dekonspirohen dhe dëbohen spiunët rusë nëpër botë?

Pra, çfarë mund të mësojmë nga e gjithë kjo veprimtari ruse?

Shërbimet e inteligjencës ruse në luftë

Siria, Libia, Azia Qendrore, e në veçanti Kaukazi dhe Ukraina: shërbimet sekrete ruse, mbi të gjitha GRU-ja, janë në një gjendje lufte. Operacione si ai në Vrbětice ose sulmi me helm ndaj Gebrevit, kanë për qëllim mbështetjen e angazhimit ushtarak të Moskës përmes operacioneve të fshehta speciale.

Shënjestrat e këtyre sulmeve janë mbështetës të kundërshtarëve ushtarakë të Rusisë. Në këtë drejtim, Rusia që prej vitit 2014, nëse jo më herët, ka kryer akte të rënda të dhunës brenda territorit të aleancës perëndimore.

Metoda të njohura

Operacionet e inteligjencës si këto kanë një traditë të kahershme. Jens F. në Berlin, Ivan Iliev në Sofje dhe Walter Biot në Romë – të gjithë ishin të angazhuar në spiunazh klasik. E gjitha e kësaj është numri i rasteve që janë ekspozuar brenda një hapësire kaq të shkurtër kohe.

Fushatat e dezinformimit, gjithashtu ishte pjesë e repertorit të Moskës e gjysmë shekulli më parë, si fushata nga KGB-ja dhe Stasi në vitet 1980 që përhapën thashethemet se virusi i AIDS u zhvillua si një armë bio nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vrasja e agjentëve të dyfishtë dhe dezertorëve të shërbimit sekret është një traditë që daton shumë kohë më parë se çështja Skripal. GRU-ja në vitin 1925 kishte helmuar ish-agjentin sovjetik Vladimir Nesterovich.

Duket se edhe forma më e re e operacioneve të inteligjencës – kundërpërgjigja kibernetike – është thjesht vera e vjetër në shishe të reja.

Thomas Rid, një ekspert kibernetik në Universitetin Johns Hopkins, veprimet e tilla i konsideron thjesht spiunazh, sabotim dhe propagandë tradicionale në formën dixhitale.

Ambasadat kanë qenë gjithmonë vende të “nxehta” nga të cilat GRU-ja dhe agjencitë e tjera kanë drejtuar grupet e tyre të spiunimit. Paraja është mjeti kryesor për joshje, ndërsa agjentët në Gjermani dhe Bullgari gjithashtu kishin lidhje me ish-shërbimet sekrete komuniste.

Si u përpoq Njësia 29155 e GRU-së ruse që nëpërmjet Çekisë dhe Bullgarisë të ndërhyjë në Ukrainë?
Lexo po ashtu Si u përpoq Njësia 29155 e GRU-së ruse që nëpërmjet Çekisë dhe Bullgarisë të ndërhyjë në Ukrainë?

Nëse, megjithatë, detyra në fjalë ishte vrasja ose sabotimi, oficerë nga Njësia 29155 e GRU-së udhëtuan nga Moska në destinacionin e tyre përmes vendeve të treta në të gjithë Evropën. Rrugë indirekte udhëtimi, identitete të rreme dhe data të lindjes që ndryshohet minimalisht – këto metoda janë të gjitha relikte të shërbimit të vjetër sekret sovjetik, ashtu si privilegjet dhe premtimet për t’u kujdesur për të afërmit e tyre kur ata zbulohen.

Gabimi njerëzor është thelbësor

Rusia është një forcë kryesore në spiunazhin botëror, por operacionet e fundit të inteligjencës tregojnë se elementi njerëzor është ende shumë i rëndësishëm. Edhe ndërhyrja kibernetike në Parlamentin gjerman ishte si rezultat i gabimit njerëzor: në atë rast, u kërkonte njerëzve të hapnin një material në e-mailet e tyre.

Në qendër të rasteve të spiunazhit ishin peronat që ishin blerë. Gabimi njerëzor luajti një rol të madh në dështimin dhe rrjedhjet e operacioneve të oficerëve të inteligjencës ruse. Oficerët e Njësisë 29155 udhëtuan në mënyrë të përsëritur në Republikën Çeke, Bullgari dhe Britani të Madhe duke përdorur të njëjtat identitete dhe pasaporta të falsifikuara.

Pas helmimit me Novichok të Sergei Skripal, të njëjtët oficerë e kishin hedhur shishen që përmbante helmin në një kosh plehrash dhe kështu ishin përgjegjës për vdekjen e Dawn Sturgess, një banore lokale i cili ra në kontakt me helmin.

Agjenti i FSB-së, Konstantin Kudryavtsev, i cili ishte pjesë e ekipit për eliminimin e të gjitha gjurmëve të helmimit me Novichok të disidentit Navalny, me anë të një telefonate u mashtrua nga viktima e tij për të zbuluar detaje të planit. Oficerë të tjerë të FSB-së gjithashtu kishin shkelur masat paraprake duke ndezur telefonat privatë gjatë operacionit.

Sekretet shtetërore me të cilat përballen kundërshtarët e rinj

Në epokën e mediave sociale, vëzhgimi me video dhe komunikimi i kudondodhur në internet, mbrojtja e të dhënave dhe privatësia vazhdojnë të jenë të kërcënuara. E njëjta gjë vlen për sekretet shtetërore të shërbimeve inteligjente vrasëse. Kjo është demonstruar nga platforma online hulumtuese Bellingcat.

Kanalet e mediave sociale, fotot dhe videot e publikuara në internet si dhe të dhënat e komunikimit u kanë mundësuar gazetarëve të Bellingcat të rindërtojnë identitetet e oficerëve të inteligjencës ruse. Një nga njësitë më klandestine të forcave speciale ruse u ekspozua në internet. Një nga “viktimat” e saj, Kudryavtsev i lidhur me sulmin e Navalny, u detyrua të pranojë se gazetaria dixhitale është një territor krejtësisht i pazbuluar për shërbimet e inteligjencës ruse.

"Unë jam Stalinist! Por së pari, le të diskutojmë për paratë" – bëhen të ditura detajet e rekrutimit të spiunëve në Bullgari nga shërbimet sekrete ruse
Lexo po ashtu "Unë jam Stalinist! Por së pari, le të diskutojmë për paratë" – bëhen të ditura detajet e rekrutimit të spiunëve në Bullgari nga shërbimet sekrete ruse

Në shumë mënyra, hulumtimet e botuara nga Bellingcat kanë demonstruar tashmë ngjashmërinë midis gazetarisë dixhitale hulumtuese dhe punës së inteligjencës. Të dyja kërkojnë internetin për informacion të hapur ose pjesërisht të hapur, po ashtu të dyja përdorin të dhënat e komunikimit për të vendosur lidhjet me profilet dhe të dyja paguajnë informatorët në mënyrë që të marrin ato të dhëna.

Në epokën dixhitale, kufijtë midis informacionit të hapur dhe të klasifikuar janë mjegulluar, ku oficerët e inteligjencës nuk janë më të mbrojtur në internet se sa qytetarët e zakonshëm. Metodat e përdorura nga agjentët e shërbimit sekret dhe gazetarët janë gjithnjë e më të ngjashme.

Demonstrim i fuqisë, apo shenjë e dobësisë?

Shërbimet sekrete të Rusisë kanë treguar se janë të gatshme dhe të afta të veprojnë kudo në Evropë.

Ish-shefi i Shërbimit britanik të Inteligjencës MI6, John Sawers vlerëson se zbulohen vetëm rreth 10 për qind e operacioneve të fshehta ruse. Sidoqoftë, nuk duhet ta lejojmë veten të verbohemi nga kjo shfaqje e forcës sepse, në të njëjtën kohë, është gjithashtu një shenjë e qartë e dobësisë.

Kjo vjen jo vetëm për shkak të dështimeve të shumta të shërbimeve dhe neglizhencës. Fakti që, për shembull, të njëjtët oficerë angazhohen disa herë është gjithashtu provë se burimet janë të kufizuara.

Përpjekjet për të marrë informacion në lidhje me planet e SHBA-së dhe NATO-s përmes vendeve të treta, me shpenzime të konsiderueshme dhe rrezik të madh për personelin, tregojnë të njëjtën gjë.

Për më tepër, humbja e madhe politike e prestigjit dhe sanksioneve nuk janë një shenjë e një rezultati të suksesshëm. /Deutsche Welle/

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusët bombardojnë Kharkivin, shembet kulla e televizionit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Rusët bombardojnë Kharkivin, shembet kulla e televizionit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evropa
U grindën për qen, avokati brazilian vret fqinjin – shtiu mbi 30 plumba mbi 73-vjeçarin

U grindën për qen, avokati brazilian vret fqinjin – shtiu mbi 30 plumba mbi 73-vjeçarin

Amerika Latine
Inteligjenca britanike thotë se ukrainasit kanë rrëzuar një aeroplan bombardues të ushtrisë ruse

Inteligjenca britanike thotë se ukrainasit kanë rrëzuar një aeroplan bombardues të ushtrisë ruse

Evropa
Mjekët shpëtojnë foshnjën 7 muajshe nga barku i palestinezes së vdekur, shtëpia e tyre u bombardua nga izraelitët në Rafah

Mjekët shpëtojnë foshnjën 7 muajshe nga barku i palestinezes së vdekur, shtëpia e tyre u bombardua nga izraelitët në Rafah

Azia
Kalo në kategori