Sheqerinska: Maqedonia në NATO nuk do të kërkojë, por të ofrojë kapacitetet e saja
Zv.Kryeministrja dhe Ministrja për mbrojtje, Radmilla Sheqerinska, mori pjesë në përmbylljen solemne dhe mbylljen e ushtrimeve të “Kampit veror 2018” ndërkombëtar, që gjatë 10 ditëve të kaluara i mbajt në poligonin stërvitor “Krivollak”, dhe ku morën pjesë përfaqësues të 11 shtetve të rajonit dhe më gjerë.
Duke përshëndetur pjesëmarrësit, Sheqerinska para gazetarëve tha se Maqedonia nuk e ka pritur ftesën për në NATO, por se është punuar intensivisht për ta merituar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia punoi dhe ende po punon që t’i plotësojë të gjitha kriteret dhe standardet. Akademia ushtarake dhe Ministra e Mbrojtjes po bëjnë gjithçka që të stërvitin armatë moderne e cila do të jetë anëtare e NATO-s”, deklaroi Ministrja duke shtuar se aktivitete e përbashkëta të shteteve të rajonit dhe më gjerë siç është “Kampi veror”, tregojnë se bashkëpunimi është i mundur dhe i dobishëm.
Sheqerinska lajmëroi se në ushtrimet e ardhshme që do të ndodhin këtë muaj do të mbahet përsëri në “Krivollak” në mes forcat speciale të Maqedonisë dhe të ShBA-ve, duke thënë se anëtarësimi i NATO-s është mundësi e Maqedonia të mos përfaqësohet si shtet që kërkon, por si vend që ofron kapacitet e saja.
“Mirëpresim që gjatë verës të kemi ushtarë nga ShBA-të të cilët janë të pranishëm në rajon, të ushtrojnë së bashku me ushtarët e Maqedonisë dhe presim me anëtarësimin në NATO, potenciali i “Krivollakut” të zmadhohet. Kjo do të jetë mirë për imixhin e Maqedonisë, por edhe për ekonominë vendore dhe lokale:, tha Sheqerinska.
Projekti ndërkombëtar “Kapmi veror 2018”, kishte për qëllim që t’i njoftojë kadetë e ri dhe paqeruajtësit e ardhshëm për sfidat e mundshme në operacionet pas konflikteve. Mësimi mbahej në Qendrën për trajnim “Pepellishte” dhe poligonin stërvitor”Krivollak”, me mbi 120 pjesëmarrës nga 11 shtete, kadet nga Austria, Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Rumania, Shba-të, Kosova, Kroacia, Mali i zi dhe Republika e Maqedonisë si nikoqire./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit