LAJMI I FUNDIT:

Shënohet dita ndërkombëtare e luftës kundër epilepsisë – Dita vjollcë

Shënohet dita ndërkombëtare e luftës kundër epilepsisë – Dita vjollcë

Dita ndërkombëtare e luftës kundër epilepsisë – 26 marsi, do të shënohet edhe në Shkup, e njohur si ”Dita Vjollcë”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shënimi i kësaj dite do të bëhet përmes një shfaqje humanitare, kurse kjo ditë i kushtohet luftës dhe tentimeve në rritje për ndërgjegjësimin për këtë sëmundje.


Aktiviteti organizohet nga shoqata ”Epilepsia Maqedoni” në bashkëpunim me Lidhjen për luftë kundër epilepsisë, me moton ”Të ndryshëm, megjithatë të njejtë”, në sheshin ”Maqedonia”, ”Shkupi City Mall” dhe në sheshin e Prilepit.

Në ”Shkupi City Mall” do të mbahet një ligjëratë edukative për epilepsinë dhe problemeve të personave me këtë sëmundje, ndërkaq do të mbështetet nga disa artistë me shfaqjen e tyre./Telegrafi/