LAJMI I FUNDIT:

Shënohet dita e hekurudhave të Maqedonisë

Shënohet dita e hekurudhave të Maqedonisë

Hekurudhat e Maqedonisë kanë shënuar përmirësim në kapacitetin e punës së saj. është rritur për 30% transporti hekurudhor i mallrave, si edhe është rritur transporti edhe i udhëtarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Igor Korunoski, ushtrues detyre drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë, këto rezultate janë shënuar pas përfundimit të bllokadës dyjavore të të punësuarve në këtë ndërmarrje publike.


Me rastin e 9 prillit, ditës së hekurudhave, si edhe 144 vjetorin e themelimit të Hekurudhave të Maqedonisë, sot u organizuan aktivitete të ndryshme, përfshirë edhe ato sportive.

Ai paralajmëroi se këtë javë do të bëhet pagesa e pjesës së dytë të rrogës së shkurtit. Në shkurt arriti edhe treni i gjashtë për udhëtarë. Paraprakisht Hekurudha siguroi 150 vagonë transportues. Gjithsej kjo ndërmarrje ka 3.000 të punësuar.

Përndryshe, më 9 prill të vitit 1873 u realizua udhëtimi i parë me tren nga Selaniku për në Veles./Telegrafi/