Shenja paralajmëruese që mund të shfaqet rreth një javë para një goditjeje në tru
Edhe pse një goditje në tru mund të ndodhë papritur, shenjat e para ndonjëherë shfaqen disa ditë më parë.
Një studim i botuar në Revistën e Akademisë Amerikane të Neurologjisë sugjeron se 43 për qind e pacientëve me goditje në tru kanë përjetuar simptoma të vogla të goditjes rreth një javë para se të ndodhë sulmi.
Mini-goditjet në tru ose ataku iskemik kalimtar shkaktohet nga një ndërprerje e furnizimit me gjak në tru, ashtu si një goditje e vërtetë, i vetmi ndryshim është se mini-goditjet janë të përkohshme.
Goditja në tru (insulti cerebral) është një urgjencë mjekësore. Goditja në tru ndodh kur ndalon qarkullimi i gjakut në tru. Brenda pak minutash, qelizat trunore nisin të vdesin. Janë dy lloje goditjesh në tru.
Më e shpeshta quhet iskemia trunore kur ndodh bllokimi i një ene të gjakut për shkak të mbylljes nga ndonjë tromb dhe kështu pamundësohet qarkullimi i gjakut në tru.
Ndërsa lloji tjetër quhet goditja hemorragjike që shkaktohet kur një enë e gjakut dëmtohet dhe gjaku rrjedh brenda trurit.
‘Mini-goditjet në tru’ ose sulmet kalimtare iskemike (TIA) ndodhin kur furnizimi me gjak në tru është i ndërprerë përkohësisht.
Duke analizuar 2.416 njerëz, studiuesit zbuluan se 549 pacientë kishin pasur goditje të lehta para se të shkonin në urgjencë. Një nga shenjat paralajmëruese më të zakonshme të një goditjeje që po afron, është një kokëdhimbje e papritur.
“Dhimbjet e kokës që lidhen me goditjet në tru janë të ndryshme nga dhimbjet standarde të kokës, sepse ato shfaqen papritur. Dhimbja është e fortë dhe mund të lokalizohet në çdo pjesë të trurit”.
“Ndonjëherë dhimbja e kokës shoqërohet me të përziera, marramendje, shikim të shtrembëruar dhe çorientim, kështu që mund të ngatërrohet. Megjithatë, ndryshimi kryesor midis dy gjendjeve është se dhimbjet e kokës të lidhura me goditjet në tru çojnë në humbjen e ndjeshmërisë, ndërsa migrena çon në ndjesi të shtuara”, ka shpjeguar Dr Peter Byrom për Daily Express. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vajzat dhe gratë e reja që nuk kanë lindur gjithashtu sëmuren nga kanceri ovarian: Ndonjëherë këto janë simptomat e para
Pse e ecura është më e dobishme se vrapimi për personat që duan të humbasin peshë
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar