LAJMI I FUNDIT:

Pija e popullarizuar ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut duke zvogëluar rrezikun për sulm në zemër dhe goditje në tru

Pija e popullarizuar ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut duke zvogëluar rrezikun për sulm në zemër dhe goditje në tru
(Foto: Pexels)

Vetëm një gotë lëng frutash në ditë mund të ndihmojë në uljen e presionit të lartë të gjakut.

Gjendja shkakton pak simptoma dhe mund të mbetet e pazbuluar për vite me radhë, por me kalimin e kohës mund t’i vërë të sëmurët në rrezik për goditje në tru, sulm në zemër dhe pamjaftueshmëri të zemrës.


Krahas ushqyerjes jo të mirë, stilin e jetesës dhe stresin që mendohet se rritin shanset e njerëzve për të zhvilluar presion të lartë të gjakut, mjekët shpesh do të përshkruajnë ndryshime në stilin e jetesës, si zvogëlimi i marrjes së kripës dhe alkoolit, ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve, si edhe më shumë ushtrime.

Hulumtimi i ri i kryer në Universitetin e Torontos ka treguar se pirja e sasive të moderuara të lëngjeve të frutave në baza ditore, mund të ndihmojë në uljen e shtypjes së gjakut. Për këto rezultate, ekipi hulumtues analizoi të dhënat nga 93 studime të mëparshme që shikuan 12 ushqime të ndryshme me sheqer për të kuptuar se si zgjedhjet e ushqimit ndikojnë në presionin e gjakut.

Raporti, i botuar në revistën Plos one, zbuloi se konsumi i moderuar i lëngjeve të frutave që përmban sheqerna natyralë, çoi në një “ulje të vogël të konsiderueshme” mesatare të presionit të gjakut sistolik prej 3.7 mmHg.

Blood Pressure UK ka paralajmëruar se deri në dy të tretat e britanikëve nën 50 vjeç mund të jetojnë me hipertension të padiagnostikuar (termi mjekësor për presionin e lartë të gjakut).

Pesë ushqimet që ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut
Lexo po ashtu Pesë ushqimet që ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut

Ushqyerja jo e duhur dhe mënyra e jetesës së pashëndetshme kanë bërë që një numër në rritje i të sëmurëve ta zhvillojnë këtë gjendje në kohën kur mbushin 30 vjeç, andaj u është kërkuar të rriturve të të gjitha moshave që ta kontrollojnë rregullisht presionin e gjakut.

Shtypja e gjakut regjistrohet duke përdorur dy numra: presionin sistolik – forca me të cilën zemra juaj kontraktohet derisa pompon gjakun drejt organizmit dhe shtypja diastolike – presioni gjatë fazës së pushimit midis rrahjeve të zemrës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori