LAJMI I FUNDIT:

Sigurohuni të shkoni te mjeku: Këto tri shenja tregojnë se tensioni i gjakut mund të jetë i lartë

Sigurohuni të shkoni te mjeku: Këto tri shenja tregojnë se tensioni i gjakut mund të jetë i lartë
(Foto: Pexels)

Presioni i lartë i gjakut, i njohur edhe si hipertensioni, është shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve kardiovaskulare, prandaj mjekët e quajnë shpesh ‘vrasësi i heshtur’.

Niveli i presionit të gjakut të një personi mesatar të shëndetshëm nuk duhet të kalojë 120/80 mm Hg. Ajo që mjekët theksojnë për këtë gjendje është se simptomat janë më të vështira për t’u vërejtur.


Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, presioni i lartë i gjakut nuk ka simptoma të dukshme që të tregojnë se diçka nuk është në rregull. Prandaj, është mirë që të merren masa parandaluese në mënyrë që shtypja e gjakut të kontrollohet, pasi nuk mund të shërohet plotësisht.

Pesë ushqimet që ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut
Lexo po ashtu Pesë ushqimet që ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut

Megjithatë, ka disa shenja paralajmëruese që mund t’ju ndihmojnë ta zbuloni këtë gjendje. Gjegjësisht, mjekët theksojnë se dhimbjet e forta të kokës dhe gjakderdhjet nga hundët janë ndër simptomat e para.

Në shumicën e rasteve ekstreme, mund të ketë një dhimbje koke me gjakderdhje hunde, veçanërisht kur presioni i gjakut është më i lartë se 180/120 mm Hg – thonë nga Shoqata Amerikane e Zemrës.

Përveç kësaj, ata theksojnë se personat me tension të lartë kanë edhe frymëzënie. Kur një person vuan nga hipertensioni i rëndë pulmonar, që është presioni i lartë i gjakut në enët e gjakut që furnizojnë mushkëritë, ai mund të përjetojë frymëzënie me ngarkesën më të vogël fizike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori