LAJMI I FUNDIT:

Shembja e ndërtesës nuk shkoi sipas planit, ra në anën e kundërt duke ua rrezikuar jetën qytetarëve (Video)

Shembja e ndërtesës nuk shkoi sipas planit, ra në anën e kundërt duke ua rrezikuar jetën qytetarëve (Video)

Shembja e një ndërtese në Kinë nuk kishte shkuar sipas planit, pasi ajo u shemb në anën e kundërt duke përfunduar mbi rrugën ku kalonin këmbësorë e shumë vetura.

Pamjet amatore të filmuara me telefon të mençur, shfaqin ndërtesën tetëkatëshe e cila gabimisht shemben në trotuar dhe rrugë, duke ua rrezikuar jetën inxhinierëve dhe stafit tjetër që e kishin mbushur me eksploziv, transmeton Telegrafi.


Ajo ishte planifikuar të bie në anën tjetër, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Nanning gjatë 11 majit.

Shumë qytetarë ishin mbledhur afër shiriti paralajmërues për të parë nga afër shembjen e ndërtesës, por në momentin që ajo filloi të bie në anën e kundërt, ata filluan të vrapojnë që t’i shpëtojnë vdekjes.

Policia kineze ka njoftuar se ka filluar hetimet për këtë incident, për të zbuluar shkakun që shkaktoi shembjen e ndërtesës në anën e kundërt. /Telegrafi/