LAJMI I FUNDIT:

Shembja e kullës në Florida: Përfundon misioni i kërkimit, një person ende konsiderohet i zhdukur

Shembja e kullës në Florida: Përfundon misioni i kërkimit, një person ende konsiderohet i zhdukur

Zjarrfikësit thonë se kërkimi i tyre për trupa në rrënojat e bllokut të shembur në Florida ka përfunduar më në fund, por ende nuk është pagjetur një person.

Të paktën 97 njerëz mbetën të vdekur kur u shemb një pjesë e ndërtesës 12-katëshe Champlain Towers South më 24 qershor në Miami, Florida.


Por mbetjet e 54-vjeçares Estelle Hedaya ende nuk janë identifikuar, transmeton Telegrafi.

Familja e saj thotë se përfundimi zyrtar i kërkimit i ka lënë ata të ndjehen të pafuqishëm dhe të shqetësuar se ajo do të harrohet, raporton bbc.

Askush nuk është tërhequr i gjallë nga rrënojat që nga orët e para pas katastrofës gjersa zyrtarët kaluan nga një mision kërkim-shpëtimi në një përpjekje rikuperimi më 7 korrik.

“Lufta” me stuhitë tropikale dhe rreziku i mbetjeve të paqëndrueshme, ekipet e shpëtimit punuan për largimin e 13 mijë tonë betoni.

Ndryshe, zona e Surfside është pastruar kryesisht, me rrënojat e zhvendosura në një depo shtetërore për inspektim të mëtejshëm. /Telegrafi/