LAJMI I FUNDIT:

Shefja e FMN-së  shpallet fajtore

Shefja e FMN-së  shpallet fajtore

Një gjykatë franceze ka gjetur fajtore shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde për neglizhencë, por vendosi që ajo të mos ndëshkohet.


Si ministre e financave franceze në vitin 2008, ajo miratoi një çmim prej 404 milionë euro, për biznesmenin Bernard Tapie për shitjen e një firme të kontestuar.

Lagarde nuk ishte e pranishme në gjykatë në Paris për të dëgjuar aktgjykimit, pasi u largua nga Franca për në Uashington.

Të premten ajo  tha në gjyq se kishte vepruar gjithmonë në mirëbesim, transmeton KosovaPress.

Avokati i saj tha se ekipi i tij do të apelojë kundër vendimit të së hënës, raportoi agjencia e lajmeve Reuters. /Telegrafi/