LAJMI I FUNDIT:

Shefja e FMN-së bënë thirrje për bashkëpunim të ri botëror

Shefja e FMN-së bënë thirrje për bashkëpunim të ri botëror

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, në një fjalim tha se gjendja e tanishme botërore është e ndërlikuar dhe se vendet e ndryshme duhet të riplanifikojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në shekullin e XXI-të dhe të krijojnë së bashku bashkëpunimin e ri botëror.

Lagarde nënvizoi se tani forca ekonomike transportohet nga Perëndimi deri në Lindje. Ajo u bëri thirrje vendeve të ndryshme që të rimendojnë mënyrat e krijimit të përbashkët të lulëzimit të paqes dhe për krijimin bashkëpunimit, përcjell Telegrafi.


Ajo shtoi se misioni i vendeve të ndryshme duhet të ketë në qendër njerëzit dhe duhet të përmirësojë jetesën e popujve, njëkohësisht duhet të forcohet transparenca e përgjegjësia e qeverisë dhe e organeve dhe duhet të garantohet që globalizmi të jetë në favor të të gjithëve dhe jo vetëm të një pakicë njerëzish.

Ekzekutivja e FMN-së u shpreh se ditët e fundit, Samiti i G20-së në Argjentinë arriti përparime në drejtimin e shmangies së shkallëzimit të situatës serioze të tregtisë dhe kjo është një arritje pozitive. /Telegrafi/