LAJMI I FUNDIT:

Shefi i NATO-s heq dilemat: Vetëm ukrainasit mund të vendosin kushte ndaj Rusisë

Shefi i NATO-s heq dilemat: Vetëm ukrainasit mund të vendosin kushte ndaj Rusisë

Një nga historitë më të mëdha këtë javë ka qenë mosmarrëveshja diplomatike midis NATO-s dhe Ukrainës e shkaktuar nga sugjerimi i shefit të kabinetit të Jens Stoltenberg, Stian Jenssen, se “Ukraina mund të duhet të heqë dorë nga territoret e saja në këmbim të anëtarësimit në NATO”.

Ukrainasit reaguan me zemërim, duke e quajtur idenë “qesharake”, raporton skynews.


Zyrtari i lartë i NATO-s tërhiqet nga komentet kundërthënëse për Ukrainën: Ishte gabim, kërkoj falje
Lexo po ashtu Zyrtari i lartë i NATO-s tërhiqet nga komentet kundërthënëse për Ukrainën: Ishte gabim, kërkoj falje

Jenssen u tërhoq nga komentet, duke pranuar se kishte “gabuar”.

Tani shefi i Jenssenit ka peshuar gjërat, duke i dhënë me sa duket zyrtarit të lartë një ‘shuplakë’.

“Janë ukrainasit dhe vetëm ukrainasit, ata që mund të vendosin rreth kushteve për negociata dhe që mund të vendosin në tryezën e bisedimeve se cila është një zgjidhje e pranueshme”, tha Stoltenberg.

"Absolutisht e papranueshme", Ministria e Jashtme e Ukrainës kritikon zyrtarin e NATO-s
Lexo po ashtu "Absolutisht e papranueshme", Ministria e Jashtme e Ukrainës kritikon zyrtarin e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm këmbënguli se “politika e NATO-s është e pandryshuar – ne mbështesim Ukrainën”.

Në samitin më të fundit, vendet anëtare të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë njëzëri deklaruan se do ta mbështesin pranimin e ukrainasit pasi ta përfundonte luftën me Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori