LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Bankës Qendrore të Gjermanisë, kërkon rritje normash

Shefi i Bankës Qendrore të Gjermanisë, kërkon rritje normash
Bundesbank Praesident Jens Weidmann

Banka Qendrore Europiane (BQE), është drejt rrugës së një politike monetare më pak ekspansive, ndërkohë që inflacioni i projektuar në 1.7% është në linjë me objektivat afat-mesëm të bankës, deklaroi kreu i Bankës Qendrore të Gjermanisë, njëkohësisht anëtar i bordit drejtues të BQE-së, Jens Weidmann.

Ky i fundit është edhe një ndër kandidatët potencial për të pasuar Mario Draghin në krye të institucionit qendror të politikave monetare të eurozonës. Mario Draghit i skadon mandati në tetor të vitit të ardhshëm.


Sipas Weidmannit, pasi banka qendrore ka ndryshuar kurs, normat e interesit do të rriten gradualisht.
“Pas vendimmarrjes së fundit, një normalizim i politikave monetare është i parashikueshëm. Nga këndvështrimi aktual, ky proces do të jetë gradual dhe do të kërkojë kohën e nevojshme”, shtoi ai.

Banka Qendrore Europiane vendosi në muajin qershor që t`i japë fund programit të stimujve prej 2.6 trilionë dollarësh, brenda fundit të këtij viti. /Telegrafi/