LAJMI I FUNDIT:

SHBA, tërheqje edhe nga Afganistani?

SHBA, tërheqje edhe nga Afganistani?

Pas planeve për tërheqje nga Siria, nga Uashingtoni mbërrijnë lajmet se trupat amerikane do të tërhiqen në një numër të konsiderueshëm edhe nga Afganistani.

Raportimet në mediat amerikane tregojnë se më shume se gjysma e 14 mijë trupave që ndodhen atje mund të largohen brenda disa muajve.

“Nëse je taleban, Krishtlindja për ju ka ardhur më herët”, deklaroi një zyrtar i lartë për AFP-në nga Kabuli, duke komentuar lajmet për tërheqjen e mundshme amerikane, përcjell tch.

Lëvizja surprizë i dëshpëron më së shumti zyrtarë e diplomatë të përfshirë në përpjekje të ethshme për t’i dhënë fund konfliktit 17-vjeçar në Afganistan, ku talebanët ende mbajnë nën kontroll një pjesë të madh të territorit.

Planet për tërheqje të pjesshme nga Afganistani nuk janë konfirmuar ende nga zyrtarë në SHBA, ndërsa në Afganistan lajmi është pritur me deklarata që përjashtojnë probleme për sigurinë edhe nëse amerikanët ikin.

Zëdhënësi i Presidencës tha se fakti që do të ikin nga Afganistani ato pak mijëra trupa që kanë rol parësor këshillimin dhe mbështetjen teknike, sipas tij, nuk do të ketë ndikim në situatën e sigurisë.

SHBA ka një prani ushtarake në Afganistan që prej vitit 2001, duke shënuar dhe luftën më të gjatë në histori ku janë të përfshirë amerikanët.

Njeriu kryesor që kërkohej prej amerikanëve si përgjegjës i sulmeve të 11 shtatorit, Osama bin Laden u vra 11 vjet më vonë në Pakistan.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori